Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 27-të e protestës qytetare: Edi Rama jepe dorëheqjen

Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

18:56, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Ai shkroi në platformën Truth Social të premten se Irani kishte ndërmarrë të paktën katër sulme me dronë kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Njëri prej dronëve goditi një anije mallrash, por anija arriti të vazhdojë udhëtimin pavarësisht dëmtimeve, tha ai, duke shtuar se ushtria amerikane rrëzoi tre dronët e tjerë.

‘Natyrisht, kjo është një shkelje e papërgjegjshme e Marrëveshjes sonë të Armëpushimit’, shkroi Trump.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme për kohën e saktë kur pretendohet se kanë ndodhur sulmet.

Të enjten u raportua për një sulm ndaj një anijeje mallrash në Ngushticën e Hormuzit. UK Maritime Trade Operations (UKMTO) raportoi se një ‘predhë e panjohur’ kishte dëmtuar urën e anijes.

Incidenti, pranë brigjeve të Omanit, ndodhi vetëm disa orë pasi Gardat Revolucionare të Iranit kishin paralajmëruar se kalimi ishte i sigurt vetëm në rrugët e përcaktuara nga Teherani./ DPA News

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco