Tym dhe barriera: Pajisje mbrojtëse kundër dronëve në Urën e Krimesë

Tym dhe barriera: Pajisje mbrojtëse kundër dronëve në Urën e Krimesë

20:06, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.

Image
1. Kjo fotografi nga arkivi, e shkrepur nga një vend që ka fushëpamje mbi qytetin e Kërçit, shfaq Urën e Krimesë (që njihet edhe si Ura e Kërçit), ashtu dukej në dhjetor të vitit 2019.

Image

2. Sot ura, që shihet si një cak i luftës për Kievin, është e rrethuar me barriera të shumta mbrojtëse kundër dronëve detarë. Ura po ashtu është e pajisur me pajisje që duket se synojnë pengimin e kërcënimeve ajrore.

Image

3. Masat antidronë të vendosura në urë janë kapur nga imazhet satelitore më 22 qershor, teksa sulmet ukrainase me dronë goditën ndërtesa aty pranë në Krime.

Ky imazh satelitor shfaq disa perde tymi duke u vendosur në disa pika të urës po atë ditë, si dhe një varg maunash (në mes të fotografisë) të pozicionuara përballë hapësirës ku zhvillohet lundrimi.

Image

4. Maunat duket se janë vendosur aty për t’i kanalizuar anijet që afrohen nga Deti i Zi drejt kalimt të ngushtë, i cili mund të monitorohet nga anijet detare patrulluese.

Image

5. Kjo fotografi e shtatorit të vitit 2024 tregon punimet për vendosjen e barrierave në ujë, në pjesët anësore të urës.

Puna për fortifikimin e urës nisi pas sulmit të korrikut të vitit 2023 ndaj urës, kur u përdorën dronë detarë. Gjatë atij sulmi u vra një çift që po udhëtonte me vajzën e tyre dhe ura pësoi dëme.

Image

6. Ky imazh satelitor i 22 qershorit tregon aktivizimin e perdeve të tymit në urë, pas sulmeve me dronë të kryera nga Ukraina në ndërtesat në afërsi të urës.

Ukraina e ka shënjestruar disa herë urën që nga tetori i vitit 2022, përfshirë dhe me eksplozivë nënujorë.

Image

7. Aktivizimi i perdeve të tymit gjatë një operacioni më 22 qershor. Fotografia është shkrepur në vendin ku Ura e Krimesë takohet me ishullin Tuzlla.

Tymi, i cili mund të jetë përdorur për të penguar sistemet e shënjestrimit të raketave moderne, u vu re për herë të parë në urë në gusht të vitit 2023.

Image

8. Në këtë imazh satelitore të realizuar së voni, ku shihet një maunë që i afrohet Urës së Krimesë, dallohen disa barriera mbrojtëse, përfshirë barriera lundruese që mund të tërhiqen për të bllokuar kanalin e lundrimit nën urë.

Image

9. Kjo fotografi e tetorit 2022 tregon urën ashtu siç dukej para se të instaloheshin barrierat antidronë.

Image

10. Një person duke shikuar drejt Urës së Krimesë, ku duken barriera kundër dronëve, në janar të vitit 2026.

Në fund të vitit 2023, Rusia raportohet se ishte në bisedime me një kompani kineze ndërtimi për të ndërtuar një tunel nënujor përmes Ngushticës së Kërçit, i cili do të ishte jashtë rrezes së dronëve dhe raketave./ REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco