Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë: 920 të vdekur, mbi 50 mijë të zhdukur

Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë: 920 të vdekur, mbi 50 mijë të zhdukur

20:11, 26/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë ka shkuar në 920, ndërsa 3.360 persona janë lënduar, si dhe besohet se qindra të tjerë janë ende të bllokuar nën rrënoja bëri të ditur Jorge Rodríguez, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit dhe ndihmat nga jashtë kanë filluar të mbërrijnë të premten, gati dy ditë pasi tërmetet e dyfishta shkatërruese rrafshuan zonat brenda dhe përreth kryeqytetit Karakas.

Numri i viktimave pritet të rritet, pasi mijëra persona janë raportuar të zhdukur. Në një faqe interneti e krijuar për të marrë informata për njerëz ende të pagjetur deri të premten në mëngjes janë listuar 50 mijë persona. 

Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 që goditën të mërkurën në mbrëmje ishin ndër më të fuqishmit në Venezuelë në më shumë se një shekull dhe u ndjenë në të gjithë rajonin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco