Një burrë dhe një grua në Letoni janë dënuar me burg për spiunazh në favor të Rusisë fqinje, raportuan mediat lokale të premten.
Gjykata në Riga i shpalli të dy fajtorë për mbledhjen dhe transmetimin e informacionit konfidencial.
Agjencia letoneze e lajmeve Leta raportoi se burri duhet të vuajë gjashtë vjet burg, ndërsa gruaja u dënua me pesë vjet burg. Vendimi nuk është ende i formës së prerë.
Burri, i cili më parë ishte dënuar për spiunazh në një çështje tjetër, akuzohej se i kishte kërkuar një të burgosuri tjetër të zbulonte emrat e personave të tjerë të dyshuar për spiunazh.
Ai dyshohet se më pas ka marrë të dhënat personale të tre personave, të cilat gruaja bashkë e pandehur thuhet se i ka përcjellë gjatë një udhëtimi në Rusi.
Letonia, një vend baltik anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO-s, kufizohet në lindje me Rusinë dhe aleaten e saj, Bjellorusinë./ DPA News
© SYRI.net