Duka dhe Dukesha e Sussex kanë ndarë dy foto të reja të vajzës së tyre, Princeshës Lilibet, për të shënuar ditëlindjen e saj të pestë.
Në foton e parë, çifti i buzëqeshur është i përqafuar ndërsa Princi Harry mban Lilibet në krahë, ndërsa në të dytën, princesha shfaqet në kopsht, shkruan BBC .
"Vajza jonë e ëndrrave. Gëzuar ditëlindjen e 5-të, Lily", shkroi Megan në fund të postimit në Instagram.
Lilibet është fëmija i dytë i çiftit dhe është dy vjet më e vogël se vëllai i saj Archie.
Meghan së fundmi e quajti Lilibet "ndihmësen e vogël të mamit" pasi postoi një foto të tyre së bashku në dhomën e zhveshjes, në të cilën Dukesha provon një pallto ndërsa vajza e saj rri ulur pranë saj.
Fotot e fundit të princeshës u publikuan dy javë pasi Dukesha shënoi përvjetorin e tetë të martesës së çiftit me një seri fotosh nga dasma e tyre.
Muajin e kaluar ata zbuluan se do të bënin një film të bazuar në historinë e vërtetë të ushtarëve britanikë që ishin nën rrethim gjatë luftës në Afganistan.
Kompania e tyre e prodhimit Archewell po zhvillon një film artistik për Netflix bazuar në librin “No Way Out” nga Major Adam Jowett.
Kjo vjen pasi bashkëpunimi i tyre me Netflix u reduktua vitin e kaluar.
Pasi kontrata e mëparshme skadoi verën e kaluar, ajo u zëvendësua nga një marrëveshje e "drejtës së shikimit të parë", e cila i jep Netflix-it mundësinë për të parë çdo projekt të ri të propozuar nga Duka dhe Dukesha.
Në prill, Duka dhe Dukesha përfunduan një vizitë private katër-ditore në bregun lindor të Australisë, pasi nuk janë më anëtarë aktivë të familjes mbretërore.
Gjatë udhëtimit, ata i kushtuan vëmendje kulturës indigjene, sporteve australiane, nismave të shumta humanitare dhe vizituan Memorialin Australian të Luftës.
© SYRI.net