Lajmi i fundit

SPAK drejt një kërkese të dytë për arrestimin e Belinda Ballukut: Çfarë do të bëjë Rama nëse...

Macron mbërrin në Mal të Zi, pritet nga homologu Millatoviq

Macron mbërrin në Mal të Zi, pritet nga homologu Millatoviq

15:17, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbërriti sot për një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku u prit nga presidenti Jakov Millatoviq.

Mbërritja e presidentit Macron përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike për Malin e Zi dhe një konfirmim të fortë të miqësisë së thellë, besimit dhe partneritetit me Francën, një shtet që është një nga themelet e Evropës së bashkuar, thuhet në njoftimin e kabinetit të Millatoviqit.

Kjo vizitë përcjell një mesazh të qartë: Mali i Zi ka miq evropianë, ka mbështetjen e partnerëve më të rëndësishëm dhe ka vendin e vet në tryezën evropiane. Ajo konfirmon se rruga evropiane e vendit është e njohur si interes i përbashkët i Malit të Zi, rajonit dhe Evropës, thuhet më tej në njoftim.

Liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 5 qershor në Tivat, në Mal të Zi. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit të fundit në Bruksel, duke konfirmuar marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndërsa mikpritës do të jetë presidenti i Malit të Zi.

Sipas njoftimeve të autoriteteve malazeze, përveç Macronit, në samit pritet të marrin pjesë edhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për punët e jashtme dhe sigurinë, Kaja Kallas. Tema e samitit është “Prosperiteti dhe stabiliteti i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”./ AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco