Lajmi i fundit

Live - Kuvendi në seancë plenare

Kroaci, disa të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani të vogël

Kroaci, disa të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani të vogël

14:36, 04/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Disa persona kanë humbur jetën të enjten, si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në zonën e Medulinit, në perëndim të Kroacisë.

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në zonën e Medulinit, ndërsa sipas informacioneve ende jozyrtare nga terreni, në aksident kanë humbur jetën disa persona, raporton portali “dnevnik.hr”.

Policia e rajonit të Istrisë ka marrë njoftimin në orën 11:18 për rrëzimin e një aeroplani me përmasa të vogla në zonën Campanozha, afër aeroportit të Medulinit.

Të gjitha shërbimet emergjente ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin masat dhe veprimet e nevojshme sipas kompetencave të tyre./ AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco