Britania: Moska po shënjestron pa pushim infrastrukturën kritike

Britania: Moska po shënjestron pa pushim infrastrukturën kritike

13:20, 27/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtoresha e agjencisë së inteligjencës së komunikimit GCHQ, Anne Keast-Butler paralajmëroi të mërkurën se Moska po po synon pa pushim infrastrukturën kritike, proceset demokratike, zinxhirët e furnizimit dhe besimin publik në Britani dhe Evropë.

Në një fjalim në një qendër zbulimi kodesh të Luftës së Dytë Botërore pranë Londrës, ajo hodhi akuza ndaj Rusisë për vjedhjen e teknologjisë dhe planifikimin e sabotimit dhe përpjekjeve për vrasje.

Në muajt e fundit, autoritetet në vende si Suedia, Polonia, Danimarka dhe Norvegjia kanë pohuar se hakerat e lidhur me Rusinë kanë synuar infrastrukturën e tyre kritike, duke përfshirë termocentralet dhe digat.

Kreu i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Horne, paralajmëroi muajin e kaluar se shtete armiqësore, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, qëndrojnë pas sulmeve më serioze kibernetike me të cilat përballet vendi. Ai tha se sulme të tilla mund të shtohen ndjeshëm nëse Britania përfshihet në një konflikt ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco