Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar vendimin për t’i besuar postin kyç të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, prokurorit federal Jay Clayton.
Njoftimi u bë me anë të një postimi në Truth Social, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se pak njerëz gëzojnë respektin që ka Clayton, duke i bërë thirrje publike Senatit të Shteteve të Bashkuara që ta konfirmojë atë në këtë detyrë sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kam kënaqësinë të njoftoj emërimin e Jay Clayton, Prokurori aktual i Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, për të qenë Drejtori i ardhshëm i Inteligjencës Kombëtare dhe, më e rëndësishmja, për të shërbyer në Kabinetin tim. Pak njerëz kudo në Komunitetin Ligjor respektohen në nivelin e Jay . Inkurajoj Senatin e Shteteve të Bashkuara ta konfirmojë Jay sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Trump.
Jay Clayton nuk është një emër i panjohur në sferat e larta të drejtësisë dhe financave në SHBA.
Ai mban aktualisht postin e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, ndërsa më parë ka drejtuar me sukses njërën prej firmave ligjore më prestigjioze në botë, “Sullivan & Cromwell”.
© SYRI.net