Parcelë me kanabis në Dibër, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana

Parcelë me kanabis në Dibër, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana

14:11, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Dibrës ka arrestuar sot një 43-vjeçar nga Tirana, i cili dyshohet se kishte kultivuar 300 bimë kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Guri i Zi dhe i ruante ato i armatosur.

Bëhet fjalë për shtetasin, Lulzim Marku, i cili sipas policisë u kap në flagrancë me një pushkë pranë parcelës ku ishin mbjellë bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Gjatë operacionit u sekuestrua arma e zjarrit bashkë me 6 fishekë, ndërsa bimët narkotike u asgjësuan.

Për të njëjtin rast ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj H. Sh., kryetar i fshatit Guri i Zi, i dyshuar për shpërdorim detyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco