Autoritetet libaneze: 3,711 të vdekur në sulmet izraelite që nga 2 marsi

Autoritetet libaneze: 3,711 të vdekur në sulmet izraelite që nga 2 marsi

07:22, 12/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se 3,711 persona janë vrarë dhe 11,483 janë plagosur në sulmet izraelite që nga 2 marsi, raportuan mediat lokale në rrjetet sociale.

"Numri i përgjithshëm i viktimave të agresionit nga 2 marsi deri më 9 qershor" është 3,711 të vdekur dhe 11,483 të plagosur.

Autoritetet izraelite njoftuan të hënën se nuk do ta shënjestrojnë Iranin , por se rezervojnë të drejtën për të shënjestruar Libanin jugor dhe pozicionet e lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Presidenti libanez Joseph Aoun akuzoi Izraelin se po tregon "kokëfortësi dhe mungesë qartësie në negociatat e vazhdueshme" për një armëpushim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco