Kongoja Lindore po përballet tani me një kombinim katastrofik sëmundjesh dhe konfliktesh, me një shpërthim të Ebolës në provincën Ituri që i tejkalon masat e përmbajtjes, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në një postim në IX, ai deklaroi se nuk ka "asnjë vaksinë apo trajtim" për llojin Bundibugyo të Ebolës që po përhapet aktualisht në Kongo, dhe se trajtimi dhe kontrolli i infeksionit varet "ekskluzivisht nga një qasje humanitare", por se kjo bëhet e vështirë ose e pamundur nga konfliktet në rritje në zonat e prekura.
"Konfliktet e vazhdueshme po çojnë në zhvendosje masive, duke i shtyrë ata të ekspozuar (ndaj virusit) në kampe të mbipopulluara dhe duke prerë korridoret kritike të përmbajtjes. Punonjësit e vijës së parë po rrezikojnë gjithçka, ndërsa sulmet ndaj institucioneve shëndetësore e bëjnë pothuajse të pamundur gjurmimin e rasteve dhe kontakteve të tyre", tha Gebrejezus.Njoftimi i tij shtoi se OBSH-ja nuk mund të ndërtojë besim në komunitete, as të izolojë të infektuarit ndërsa "bombat bien".
"U bëjmë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese të bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm me qëllim përmbajtjen e kësaj epidemie. Kërkojmë që mbijetesa njerëzore të ketë përparësi mbi të gjitha", përfundonte njoftimi.
Më shumë se 100 persona kanë vdekur nga një epidemi e re e Ebolës në Kongo , dhe infeksioni është përhapur në Ugandën fqinje.
© SYRI.net