Garda Revolucionare e Iranit: Kujdes do e shndërrojmë vijën bregdetare të Iranit në një 'varrezë' për agresorët

Garda Revolucionare e Iranit: Kujdes do e shndërrojmë vijën bregdetare të Iranit në një 'varrezë' për agresorët

13:14, 27/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zyrtar i Gardës Revolucionare Islamike thotë se një luftë e re me Shtetet e Bashkuara është e pamundur, por paralajmëroi se Irani është i gatshëm të zmbrapsë çdo sulm, raporton agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

“Mundësia e luftës është e ulët për shkak të dobësisë së armikut, por forcat e armatosura po rrinë në pritë”, tha Mohammad Akbarzadeh, zëvendësshefi politik i Marinës së IRGC-së.

«Mos dyshoni se do ta shndërrojmë zonën nga Çabahari në Mahshahr në një varrezë për agresorët», tha ai, duke përmendur vende në secilin skaj të bregdetit të gjatë jugor të Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco