Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Minesota, ku një zjarr në banesë ka marrë jetën e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.
Viktimat janë identifikuar si gazetarja e hokejit, Jessie Pierce, 37 vjeçe, dhe tre fëmijët e saj.
Ata u gjetën të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre në White Bear Lake.
Në këtë ngjarje humbi jetën edhe një kafshë shtëpiake e familjes.Ironikisht, vetëm një ditë më parë, Pierce kishte ndarë në rrjetet sociale një dalje të lumtur me fëmijët e saj, teksa shijonin akullore.
Shkaku i zjarrit ende nuk është i qartë, dhe autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat.
National Hockey League (NHL) ka shprehur ngushëllime për humbjen e familjes Pierce, duke e përshkruar Jessie Pierce si një anëtare të vlefshme të ekipit NHL.com për një dekadë.Ngjarja ka prekur thellë komunitetin sportiv dhe më gjerë, duke lënë një dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme të një nëne dhe fëmijëve të saj.
NEW: Beloved NHL reporter Jessi Pierce, 37, and her three children — Hudson, Cayden, and Avery — died in a house fire in White Bear Lake, Minnesota on Saturday
Fire crews responded just before 5.30 a.m. after neighbors reported flames coming through the roof and believed people… pic.twitter.com/XXv2w3hn5z
© SYRI.net