Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se anijet që transportojnë naftë kanë filluar të dalin nga Ngushtica e Hormuzit, pasi SHBA-ja dhe Irani njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Anijet po fillojnë të lëvizin, shumë prej tyre të ngarkuara me naftë, duke dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po përdorin ‘autostradën’ jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e paprekur”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
“Ekzistojnë edhe rrugë të tjera të lundrimi”, shtoi ai.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, vendi i të cilit udhëhoqi ndërmjetësimin midis Washingtonit dhe Teheranit, sot herët njoftoi se SHBA-ja dhe Irani kanë arritur një marrëveshje pas negociatave intensive, me të dyja palët që shpallën ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër.
© SYRI.net