G7 apel global për luftën kundër kancerit: Rastet mund të rriten me 80% deri në vitin 2050

G7 apel global për luftën kundër kancerit: Rastet mund të rriten me 80% deri në vitin 2050

08:11, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Liderët e vendeve të G7, së bashku me partnerë ndërkombëtarë si Brazili, Egjipti, India, Kenia dhe Koreja e Jugut, kanë bërë një thirrje të përbashkët për forcimin e luftës kundër kancerit në nivel global.

Në një deklaratë të publikuar nga samiti në Evian, ata paralajmërojnë se kanceri shkakton rreth 10 milionë viktima çdo vit në mbarë botën, ndërsa situata pritet të përkeqësohet në dekadat e ardhshme.

Sipas deklaratës, për shkak të plakjes së popullsisë dhe ndikimit të faktorëve të mjedisit dhe stilit të jetesës, rastet e reja me kancer mund të rriten me rreth 80% deri në vitin 2050.

“Ky trend do të rëndojë gjithnjë e më shumë shoqëritë, sistemet shëndetësore dhe ekonomitë”, thuhet në dokument.

G7 thekson se duhet të përmirësohet ndjeshëm qasja në parandalim, depistim, diagnostikim të hershëm dhe trajtim, ndërsa kërkohet përshpejtimi i integrimit të inovacioneve shkencore në sistemet shëndetësore.

Liderët vlerësojnë progresin e deritanishëm në kërkimin shkencor, por nënvizojnë nevojën për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e onkologjisë.

Në deklaratë përshëndeten gjithashtu përpjekjet që po afrojnë objektivin për eliminimin e kancerit të qafës së mitrës, ndërsa vendet pjesëmarrëse zotohen të rrisin investimet në kërkim dhe zhvillim.

G7 dhe partnerët e saj theksojnë se do të punojnë për të reduktuar pabarazitë në parandalim dhe trajtim, si dhe për të garantuar që përparimet mjekësore të jenë të aksesueshme për të gjithë pacientët në mbarë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco