Katari paralajmëron se sulmet ndaj objekteve civile dhe infrastrukturës energjetike në luftën që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zhvillojnë kundër Iranit mund të çojnë në një katastrofë humanitare.
“Ky rajon nuk mund të përballojë sulme të tilla ndaj objekteve të tij”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari.
Ai theksoi se nëse këto sulme vazhdojnë, bota do të dëshmojë një katastrofë humanitare.
“Kemi parë sulme të tilla nga të dyja anët e Gjirit”, tha ai, duke iu referuar Iranit, por edhe SHBA-së dhe Izraelit.© SYRI.net