Trump sulmon sërish Melonin: Ishte ndër më të këqijat! Tërheqja nga NATO? Ja si përgjigjet presidenti amerikan

Trump sulmon sërish Melonin: Ishte ndër më të këqijat! Tërheqja nga NATO? Ja si përgjigjet presidenti amerikan

08:37, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar sërish kryeministren italiane Giorgia Meloni, gjatë një interviste për Tgcom24.

Duke komentuar postimin e tij të fundit në rrjetin social Truth, Trump akuzoi Melonin për një qëndrim të padrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe rolit të tyre në mbrojtjen e aleatëve.

“Siç e dini, ne po trajtohemi shumë keq, edhe nga kryeministrja juaj, e cila është sjellë shumë keq ndaj atyre që kanë shpenzuar mijëra miliarda dollarë për të mbrojtur Italinë. Kur kërkuam thjesht një shenjë mirënjohjeje, na thanë jo. Po flas për NATO-n në përgjithësi, jo vetëm për vendin tuaj. Megjithatë, ajo ka qenë ndër më të këqijat”, deklaroi Trump.

I pyetur nëse po shqyrton mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO, presidenti amerikan shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Nuk dua t’jua them”, u përgjigj ai shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco