Lajmi i fundit

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer jep dorëheqjen

E rëndë në Itali, nëna vret vajzën 13-vjeçare dhe më pas veten

E rëndë në Itali, nëna vret vajzën 13-vjeçare dhe më pas veten

09:51, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grua 40-vjeçare dhe vajza e saj 13-të vjeçare u gjetën të vdekura në një apartament në Via Domodossola, Torino, shkruajnë mediat italiane.

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se nëna e ka mbytur vajzën e saj përpara se t’i jepte fund jetës duke përdorur një lak ose litar.

Sipas raportimeve, trupat u gjetën nga vajza tjetër 19 vjeçare dhe ishte ajo që kërkoi ndihmë.

Shërbimet e emergjencës nga Azienda Zero iu përgjigjën në apartament dhe u përpoqën ta shpëtonin 13-të vjeçaren, por nuk ia dolën mbanë.

Motra e tronditur u dërgua në Spitalin Maria Vittoria. 40-vjeçarja, e cila ishte ndarë nga burri i saj disa kohë më parë, jetonte vetëm me dy vajzat e saj.

Ekipet e policisë po punojnë për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco