Një zjarr shpërtheu në një anije mallrash në Detin e Zi pas një sulmi me dron rus që vrau të paktën një person, njoftoi sot zëvendëskryeministri ukrainas Oleksiy Kuleba, ndërsa Marina Ukrainase foli për “humbje”.
“Një sulm me dron shkaktoi zjarr në një anije me flamur panamez. Një anëtar i ekuipazhit u vra, një kuzhinier 58-vjeçar me kombësi egjiptiane”, shkroi Kuleba në Telegram, duke shtuar se tetë marinarë të tjerë u shpëtuan.
Marina ukrainase kishte njoftuar më parë se incidenti shkaktoi “humbje” për anijen mallrash, Victress, e cila po udhëtonte me një ekuipazh prej nëntë anëtarësh, shtetas të Egjiptit, Turqisë dhe Indisë, dhe nuk mund të vazhdojë më udhëtimin e saj.
Sipas Oleksiy Kuleba, dy anije të tjera me flamuj të Belizes dhe Palau u sulmuan nga Rusia mbrëmë, pa asnjë të lënduar.
A Russian drone strike on the Turkish bulk carrier VICTRESS in the Black Sea.
A large-scale fire on board and victims - Ukrainian Navy.
The crew of the ship was evacuated by the Ukrainian Navy. It was carrying nine crew members - citizens of Egypt, Turkey, and India. pic.twitter.com/eb0rDiSklE
© SYRI.net