Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) tha se një "palë e tretë" kishte raportuar se një anije ishte goditur nga raketa në Ngushticën e Hormuzit.
UKMTO thotë se mori një raport për një incident gjashtë milje detare në veri të Omanit sot.
“Një burim i palës së tretë raportoi se rimorkiatori u godit nga raketa të panjohura në Ngushticën e Hormuzit”, thuhet në deklaratë.
"Anijeve u këshillohet të vazhdojnë me kujdes të shtuar dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë te UKMTO."
Ngushtica e Hormuzit është kalimi detar më i ngarkuar për transportin e naftës në botë dhe kufizohet nga Irani në veri dhe Omani në jug.
Në përgjigje të sulmeve SHBA-Izrael në territorin e tij, Irani ka paralajmëruar se do të "djegë" çdo anije që përpiqet të kalojë nëpër ngushticë.
© SYRI.net