Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian do të vizitojë nesër Pakistanin

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian do të vizitojë nesër Pakistanin

15:12, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian do të vizitojë Pakistanin të martën, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasim, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që nga viti 2025.

Vizita ka të ngjarë të jetë njëditore, u citua Habib Abbasi, Drejtor i Përgjithshëm i Marrëdhënieve me Publikun në Zyrën Presidenciale.

Pezeshkian vizitoi për herë të fundit Pakistanin në gusht 2025. Pakistani gjithashtu ka qenë negociator mes SHBA-së dhe Iranit për një marrëveshje paqeje. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif përmes një postim në “X” këtë të hënë dha detaje lidhur me negociatat.

Ai shtoi se diskutimet u zhvilluan në një atmosferë pozitive dhe konstruktive teksa theksoi se pati përparim inkurajues.

Sipas tij përparimi i bisedimeve përfshinë marrëveshjen mbi një plan veprimi drejt një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditëve, krijimin e një komiteti të nivelit të lartë për të siguruar mbikëqyrje politike dhe fillimin e bisedimeve të mëtejshme teknike.

Ai theksoi se Pakistani do të vazhdojë të luajë rolin e tij në avancimin e dialogut dhe diplomacisë drejt një zgjidhjeje paqësore dhe të qëndrueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco