Presidenti i Iranit, Pezeshkian: Kanë nisur përpjekjet e ndërmjetësimit, por nuk hezitojmë të mbrojmë veten!

Presidenti i Iranit, Pezeshkian: Kanë nisur përpjekjet e ndërmjetësimit, por nuk hezitojmë të mbrojmë veten!

13:17, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka sugjeruar se vendet po përpiqen në mënyrë aktive të ulin tensionet në konfliktin e vazhdueshëm në të gjithë Lindjen e Mesme.

Ai u shpreh në rrjetet sociale pak më parë:”Disa vende kanë filluar përpjekjet e ndërmjetësimit. Le të jemi të qartë: ne jemi të përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon, por nuk hezitojmë të mbrojmë dinjitetin dhe sovranitetin e kombit tonë. Ndërmjetësimi duhet t’u drejtohet atyre që e nënvlerësuan popullin iranian dhe e ndezën këtë konflikt.”

Pezeshkian është pjesë e këshillit udhëheqës prej tre personash të formuar për të qeverisur Iranin në mënyrë të përkohshme menjëherë pas vdekjes së udhëheqësit suprem të shtunën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco