Pasuesi i Khameneit bĂ«nte trajnime seksuale me ‘gra afatshkurtra’

Pasuesi i Khameneit bĂ«nte trajnime seksuale me ‘gra afatshkurtra’

10:25, 06/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Philip Fabian, BILD

Kjo raketë e mullahëve thjesht nuk donte të ngrihej!

Mojtaba Khamenei (56 vjeç), djali dhe pasardhĂ«si i mundshĂ«m i Ali Khameneit, “mullahut suprem” tĂ« eliminuar nĂ« moshĂ«n 86-vjeçare, sipas disa rrjedhjeve diplomatike Ă«shtĂ« trajtuar pĂ«r impotencĂ« aq tĂ« rĂ«ndĂ«, saqĂ« Ă«shtĂ« dashur tĂ« shtrohej disa herĂ« nĂ« spital.

Sipas këtyre burimeve, Mojtaba Khamenei iu nënshtrua të paktën katër trajtimeve në klinika londineze pasi u bë e qartë se ai dhe gruaja e tij, pas shumë vitesh martese, kishin vështirësi për të pasur një fëmijë.

Kjo del nga telegramet diplomatike amerikane të vitit 2008, të cilat WikiLeaks i publikoi në atë kohë bashkë me detajet pikante që përmbanin.

Pas dy muajsh “ushtrimesh”, ai la shtatzĂ«nĂ« gruan

Edhe pse ishte i vijĂ«s sĂ« ashpĂ«r, ai thuhet se ishte aq “i butĂ«â€ nĂ« jetĂ«n intime, saqĂ« njĂ« herĂ« qĂ«ndroi plot dy muaj nĂ« njĂ« klinikĂ« pĂ«r impotencĂ«. VetĂ«m pas kĂ«saj, djali i Ajatollahut arriti mĂ« nĂ« fund ta linte shtatzĂ«nĂ« gruan e tij.

Kështu ai shpëtoi martesën e tij (kryesore), sepse tek myslimanët shiitë struktë, impotenca ose mosplotësimi i detyrimeve bashkëshortore është arsyeja e vetme e pranueshme që një grua të kërkojë divorc.

Sipas raportimeve, si gruaja, ashtu edhe djali i tij nuk jetojnë më: ata thuhet se ishin ndër 49 personat që u vranë të shtunën e kaluar bashkë me babanë e tij gjatë një sulmi izraelit në Teheran.

Si flinte mullahu, në përputhje me Islamin, me gra të tjera

PjesĂ« e terapisĂ« sĂ« mullahut ishte: praktika nĂ« shtrat. Por, kĂ«tĂ« praktikĂ« seksuale, kleriku (edhe pse jo me rangun e Ajatollahut) nuk duhej ta bĂ«nte me gruan e tij. Dhe kjo Ă«shtĂ« e mundur — edhe sipas ligjeve shumĂ« tĂ« rrepta fetare tĂ« mullahĂ«ve.

Sepse nĂ« Islamin shiit, siç interpretohet nĂ« shtetin teokratik tĂ« Iranit, ekziston njĂ« “rrugĂ« ligjore” qĂ« lejon seks jashtĂ«martesor pa pasoja fetare: “martesa e pĂ«rkohshme”.

Të paktën dy martesa të tilla, të kufizuara nga një minutë deri në 99 vjet, dhe të vërtetuara nga noteri, thuhet se Mojtaba Khamenei i ka lidhur në Londër.

ÇfarĂ« janĂ« “martesat e pĂ«rkohshme”?

Ekspertja e Islamit dhe aktivistja pĂ«r tĂ« drejtat e grave Seyran Ateß shpjegon: “ËshtĂ« njĂ« parim nga koha e hershme islame, i krijuar pĂ«r periudha lufte. Ai duhej tĂ« siguronte qĂ« burrat tĂ« mund tĂ« kishin marrĂ«dhĂ«nie seksuale edhe kur ishin larg grave tĂ« tyre, pĂ«r shembull gjatĂ« udhĂ«timeve ose luftĂ«s. ‘Martesa e shkurtĂ«r’ gjithashtu siguron qĂ« ‘gruaja’ tĂ« kompensohet ose paguhet”.

Sot kjo praktikĂ« nĂ« shumicĂ«n e rrymave tĂ« Islamit – pĂ«r shembull nĂ« ArabinĂ« Saudite – konsiderohet prostitucion dhe Ă«shtĂ« e ndaluar me ligj. Por jo nĂ« Iranin shiit, ku zyrat noteriale certifikojnĂ« tĂ« ashtuquajturat martesa MutÊża.

Seyran Ateß shton: “Edhe nĂ« Gjermani ka imamĂ« qĂ« lidhin martesa tĂ« pĂ«rkohshme dhe fitojnĂ« para prej tyre. Ajo Ă«shtĂ« gjithashtu praktikĂ« e zakonshme nĂ« bordellot gjermane. GratĂ« ofrojnĂ« kĂ«to ‘martesa’ kundrejt njĂ« pagese shtesĂ«â€.

Shpesh madje nuk përfshihet fare një imam: klienti thjesht e bën punëtoren seksuale të konvertohet në Islam dhe më pas, me një citim nga Kurani, e shpall përkohësisht gruan e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco