Ministria e Jashtme e Iranit ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për krime lufte, duke pretenduar se infrastruktura civile është shënjestruar qëllimisht.
Irani thotë se më shumë se 160 nxënëse u vranë në një sulm ndaj një shkolle vajzash në qytetin jugor të Minabit në ditën e parë të luftës. Gjithashtu u raportua se u godit një spital në Teheran.
Zëdhënësi i ministrisë, Esmail Baghei, tha në një postim në rrjetin X se sulmet po ndodhnin "pavarësisht pretendimeve të agresorëve se ata posedojnë pajisjet më të përparuara ushtarake dhe sistemet më precize të synimit".
"Synimi dhe shkatërrimi i qëllimshëm i infrastrukturës civile, objekteve shëndetësore, shkollave dhe institucioneve mediatike nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, me qëllim paralizimin e jetës civile, është një krim i qartë lufte dhe një krim kundër njerëzimit", shtoi Bagei.
© SYRI.net