Lajmi i fundit

LIVE- Pas marshimit, protesta vendoset para kryeministrise, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Të shtëna në lagjen hebraike të Montrealit! 3 të vdekur, mes tyre edhe autori i sulmit

Të shtëna në lagjen hebraike të Montrealit! 3 të vdekur, mes tyre edhe autori i sulmit

21:53, 22/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën tre persona kanë humbur jetën, mes tyre një efektiv policie dhe një civil, pas një sulmi me armë zjarri në lagjen hebraike të Montreal në Kanada.

Forcat e rendit neutralizuan autorin e dyshuar në zonën e Côte-des-Neiges, por sipas mediave lokale situata ende nuk konsiderohet e mbyllur.

Dyshohet se sulmuesi mund të ketë pasur bashkëpunëtorë, ndaj autoritetet kanë lëshuar një njoftim urgjent duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda banesave, të mbyllin dyert me çelës dhe të shmangin zonën ku ndodhi sulmi.

Çfarë ndodhi?

Policia ndërhyri pranë vendit të ngjarjes, afër një minimarketi, rreth orës 11:30. Autoritetet shpërndanë një alarm për praninë e një personi të armatosur të veshur me uniformë kamuflazhi.

Një banor i zonës, i cili ndodhej pranë vendit kur nisën të shtënat, deklaroi për mediat lokale se dëgjoi “dhjetra të shtëna brenda afro 15 minutash”.

“Në afërsi ka shkolla fillore, është një zonë familjare. Ka gjithashtu hotele të reja, godina banimi dhe dyqane”, tha ai.

Gjatë përpjekjes për të ndaluar agresorin, mbeti e plagosur edhe një police.

Dyshime për motiv antisemit

Deri më tani policia nuk ka dhënë informacione të qarta mbi motivin e sulmit. Megjithatë, disa burime po hetojnë mundësinë që ngjarja të ketë pasur motive antisemite, pasi ndodhi në një lagje me prani të madhe të komunitetit hebre.

Në zonë ndodhen restorante kosher, shkolla dhe institucione të komunitetit hebraik, çka ka shtuar shqetësimet se sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga urrejtja etnike ose fetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco