SHBA fundos 11 anije iraniane në Gjirin e Omanit - imazhet satelitore të anijes në flakë! Shikoni videon

SHBA fundos 11 anije iraniane në Gjirin e Omanit - imazhet satelitore të anijes në flakë! Shikoni videon

21:11, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Komanda qendrore amerikane njofton se fundosi 11 anije iraniane në Gjiri i Omanit, duke lënë Iranin pa asnjë anije në këtë zonë.

“Dy ditë më parë, regjimi iranian kishte 11 anije në Gjirin e Omanit, sot ata kanë ZERO,” thuhet në deklaratë.

Ndërkohë imazhet satelitore të kapura sot tregojnë dëme në një port detar iranian në Ngushticën e Hormuzit, pranë qytetit Bandar Abbas.

Në imazhe duket se të paktën një anije ka pësuar dëme, ndërsa tymi i errët ngrihet prej saj.

Me një gjatësi rreth 230 metra, ajo është një nga anijet më të mëdha që zakonisht shihen në portin e jugut të Iranit dhe ka karakteristika vizuale që përputhen me një anije bazë që operon nga Marina e Iranit, shkruan BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco