Irani publikon flotën e tij të dronëve në tunel nëntokësor

Irani publikon flotën e tij të dronëve në tunel nëntokësor

21:14, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Irani ka publikuar një video propagandistike ku shfaq kapacitetet e tij ushtarake, mes tensioneve të shtuara pas sulmeve të përsëritura ndaj Izraelit dhe disa vendeve të Gjirit.

Pamjet, të shpërndara nga agjencia shtetërore e lajmeve Fars News Agency, tregojnë dhjetëra dronë të vendosur në tunele nëntokësore, si dhe raketa të montuara në platforma lëshuese. Muret e tuneleve janë të dekoruara me flamuj iranianë, ndërsa në një prej skenave shfaqet edhe një portret i liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Dronët e paraqitur në video ngjajnë me modelin Shahed-136, i njohur për përdorimin e tij në konflikte rajonale. Videoja përfshin gjithashtu skena të lëshimit të dronëve dhe raketave, në atë që duket si një përpjekje e Teheranit për të demonstruar fuqinë e tij të zjarrit dhe gatishmërinë për t’u kundërpërgjigjur ndaj armiqve.

Publikimi i këtyre pamjeve vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco