Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 49-të radhazi pritet sot në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

'Vala e madhe e sulmeve në Iran ende nuk ka nisur ' - Trump për CNN: Po i godasim pa mëshirë

'Vala e madhe e sulmeve në Iran ende nuk ka nisur ' - Trump për CNN: Po i godasim pa mëshirë

16:43, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një intervistë për CNN, Donald Trump deklaroi se “vala e madhe” e sulmeve kundër Iranit ende nuk ka nisur.

“Ende nuk kemi filluar t’i godasim fort. Goditja e madhe do të vijë shumë shpejt,” tha presidenti.

“Po i godasim pa mëshirë,” i tha Trump gazetarit Jake Tapper gjatë një interviste telefonike nëntëminutëshe. “Mendoj se po shkon shumë mirë. Ne kemi ushtrinë më të madhe në botë dhe po e përdorim atë.  Është shumë e fuqishme.”

I pyetur për kohëzgjatjen e luftës, Trump u shpreh se nuk “do të donte ta shihte të zgjaste shumë”. Më herët, sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pati një qëndrim sfidues ndaj gazetarëve dhe këmbënguli se nuk do të vendoste një afat kohor për konfliktin.

“Gjithmonë kam menduar se do të zgjaste katër javë,” tha Trump për CNN, “dhe jemi pak përpara afatit.”

I pyetur nëse SHBA po bën më shumë përtej sulmeve ushtarake për të ndihmuar popullin iranian të rimarrë kontrollin e vendit nga regjimi, Trump u përgjigj: “Po.”

“Po, sigurisht. Por tani për tani duam që të gjithë të qëndrojnë brenda. Nuk është e sigurt jashtë.”

Dhe sipas presidentit, situata pritet të bëhet edhe më e rrezikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Denonco