Të paktën nëntë persona u vranë dhe më shumë se 60 të tjerë u plagosën në sulmet me dronë ukrainasë ndaj Rusisë gjatë natës, njoftuan sot zyrtarët rusë.
Një dron ukrainas goditi një depo nafte në qytetin Noginsk, në veri të Elektrostal, duke shkaktuar një zjarr dhe duke çuar në evakuimin e një materniteti aty pranë dhe një ndërtese banimi, sipas Guvernatorit të Rajonit të Moskës Andrey Vorobyov.
Ai tha se në rajonin e Moskës, një person i plagosur vdiq në spital dhe se gjithsej 37 të tjerë u plagosën.
Guvernatori rajonal i Tambovit, Yevgeny Pervishov, tha se shtatë punëtorë të turnit të natës u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën në depon në Kotovsk.
Një person tjetër u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm me dron në rajonin Belgorod të Rusisë të shtunën pasdite, thanë autoritetet lokale.Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në rrjetin social Telegram se sulmet ajrore ukrainase me rreze të gjatë veprimi goditën dy "objekte të rëndësishme logjistike në rajonet e Moskës dhe Tambovit".
“Agresori i përdori këto objekte për të furnizuar komponentë që janë nën sanksione, të cilët përdoren për prodhimin e dronëve dhe pajisjeve të navigimit”, shkroi Zelenski.
Presidenti i Ukrainës shtoi se një objekt nafte u godit gjithashtu në sulmet e fundit.
Zelensky tha se forcat e operacioneve speciale ukrainase kryen gjithashtu sulme ndaj objektivave në Detin e Azovit dhe në territorin e pushtuar.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se mbrojtja kundërajrore ruse ka kapur 379 dronë ukrainas mbi 19 rajone ruse gjatë natës.
© SYRI.net