Të paktën 16 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje tragjike mes një autobusi dhe një kamioni në jug të Jemenit, njoftuan autoritetet lokale.
Aksidenti ndodhi në zonën Lahmar të distriktit Al-Mahfad, në një rrugë kryesore që lidh provincat Abyan dhe Shabëa.
Sipas autoriteteve, ndeshja rezultoi fatale për të gjithë pasagjerët e autobusit, raporton AlJazeera.
Rasti ndodhi si pasojë e një parakalimi të gabuar në një kthesë të rrezikshme të rrugës.
Ky aksident konsiderohet si i dyti më vdekjeprurës në vitet e fundit në Jemen dhe më i rëndi i regjistruar deri më tani gjatë vitit 2026.
Vitin e kaluar, 17 persona humbën jetën në një aksident të rëndë në një rrugë të rrezikshme malore në provincën Abyan.
© SYRI.net