Zyrtari i lartë iranian: Jemi gati të diskutojmë me SHBA për të arritur një marrëveshje bërthamore

Zyrtari i lartë iranian: Jemi gati të diskutojmë me SHBA për të arritur një marrëveshje bërthamore

07:44, 15/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Irani është gati të shqyrtojë kompromise për të arritur një marrëveshje bërthamore me SHBA-në nëse amerikanët janë të gatshëm të diskutojnë heqjen e sanksioneve, tha një ministër iranian për BBC-në.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar vazhdimisht se Irani, jo SHBA-të, po pengon përparimin në këtë proces të zgjatur negociues.

Të shtunën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Presidenti Donald Trump preferonte një marrëveshje, por ishte “shumë e vështirë të arrihej” një e tillë me Iranin.

Por në një intervistë me BBC-në në Teheran, Majid Takht-Ravanchi, zëvendësministri i jashtëm i Iranit, tha se topi është “në fushën e Amerikës për të provuar se ata duan të bëjnë një marrëveshje”, duke shtuar: “Nëse ata janë të sinqertë, jam i sigurt se do të jemi në rrugën e duhur për një marrëveshje”.

Trump ka kërcënuar me sulme kundër Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje për të frenuar programin e tij bërthamor, ndërsa SHBA-të po shtojnë praninë e tyre ushtarake në rajon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco