Siguria në Arktik, Venezuela e Ukraina, çfarë është në axhendën e Konferencës së Sigurisë në Mynih

Siguria në Arktik, Venezuela e Ukraina, çfarë është në axhendën e Konferencës së Sigurisë në Mynih

08:46, 14/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

50 liderë botërorë marrin pjesë sot në Konferencën e Sigurisë të këtij viti në Mynih.

Ky samit zhvillohet në një moment tensioni të thellë për shumë liderë, të shqetësuar se  SHBA  po distancohen nga Europe, shkruan korrespondenti i sigurisë i BBC-së, Frank Gardner.

Ukraine, siguria në Arktik dhe marrëdhëniet me Kinën do të jenë temat kyçe të këtij samiti

Axhenda

Liderët botërorë pritet të flasin sot në samitin për disa çështje kryesore të sigurisë ndërkombëtare.

Sekretari amerikan i Shtetit , Marco Rubio, do të flasë për pozicionin e SHBA-së në botë  pasi para konferencës foli për një “epokë të re në gjeopolitikë”.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, do të flasë për pozicionin e Kinës në botë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të flasë bashkë me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në një diskutim mbi “ushtrimin e fuqisë në një botë që po trazohet”.

Më pas, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, do të marrin pjesë në një panel diskutimi për të ardhmen afatgjatë të Ukrainës.

Fituesja e çmimit Nobel për paqe dhe lidere e opozitës venezuelase, María Corina Machado, do të mbajë fjalim në konferencë, rreth gjashtë javë pasi presidenti i atëhershëm i Venezuelës, Nicolás Maduro, u kap nga forcat speciale amerikane.

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, dhe kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, do të flasin për sigurinë në Arktik.

Image

Merz me mesazhe të qarta ndaj BE-së dhe SHBA-së

Kancelari Friedrich Merz u distancua nga aleatja afatgjatë SHBA-ja. Europa duhet të çlirohet nga një varësi e krijuar vet prej SHBA-së dhe "të krijojë një partneritet të ri transatlantik", tha politikani kristiandemokrat në hapje të konferencës. Ai u shpreh, se ka një distancim në rritje në raportet me SHBA-në. Partneriteti transatlantik  "me sa duket e ka humbur vetkuptueshmërinë, fillimisht në Shtetet e Bashkuara, e pastaj edhe këtu në Europë e me gjasë edhe këtu në sallë".

Friedrich Merz paralajmëroi partnerët dhe aleatët e Gjermanisë në Evropë se liria që kontinenti ka gëzuar që nga Lufta e Dytë Botërore "nuk është më e vetëkuptueshme".

Kancelari u bëri thirrje kombeve evropiane të "tregojnë vendosmëri për të pohuar këtë liri" mes sfidave që i paraqiten rendit botëror nga Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo do të kërkojë një gatishmëri për t'u angazhuar në fillime të reja, në ndryshim dhe po, edhe për të bërë sakrifica. Jo vetëm ndonjë ditë dikur, por tani", tha Merz.

Ai tha se potenciali "i madh" i pashfrytëzuar i Evropës duhet të realizohet plotësisht nëse blloku do të adresojë sfidat globale. "Potenciali ynë ushtarak, politik, ekonomik dhe teknologjik është i madh, por ne nuk e kemi shfrytëzuar atë në masën e nevojshme për një kohë shumë të gjatë. Pra, gjëja më e rëndësishme është t'i thërrasim mendjes tani", tha ai.

Merz në Mynih konstatoi dallime parimore botkuptimi me SHBA-në.

Situata aktuale botërore "karakterizohet nga një "kthim tek politika e pushtetit" dhe një "nevojë për udhëheqje të fortë". "Edhe ne po marrim masat tona për një kohë të re", tha kancelari. "Në këtë drejtim ne arrijmë në konkluzione të ndryshme nga ato të administratës në Uashington." Në fjalimin e tij në Mynih kancelari iu referua edhe zëvendëspresidentit të SHBA-së JD Vance, i cili në fjalimin e tij vitin e kaluar (2025) në Koncerencën e Sigurisë në Mynih kritikoi ashpër Gjermaninë dhe Europën për me gjasë kufizimin e lirisë së shprehjes së mendimit. Këto deklarata një vit më parë shkaktuan shok në Europë.

Merz në fjalën e tij u distancua qartazi nga thelbi i ideologjisë së lëvizjes MAGA ("Make America Great Again") të frymëzuar nga presidenti i SHBA-së Donald Trump. "Lufta kulturore e lëvizjes MAGA nuk është lufta jonë", tha kancelari.

Më tej ai theksoi: "Liria e fjalës tek ne, merr fund kur kjo fjalë drejtohet kundër dinjitetit njerëzor dhe ligjit themelor. Ne nuk besojmë tek doganat dhe proteksionizmi, por tek tregtia e lirë. Ne u përmbahemi Marrëveshjes për Klimën dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sepse ne jemi të bindur, që: detyrat globale do t'i zgjidhim vetëm bashkarisht."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco