Vuri bast se do të kapej Maduro, tregtari fiton 400 mijë dollarë

Vuri bast se do të kapej Maduro, tregtari fiton 400 mijë dollarë

18:25, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Më pak se pesë orë para bastisjes amerikane në kryeqytetin venezuelian, Karakas, një tregtar, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, vendosi një bast prej 400,000 dollarësh se Nicolas Maduro do të humbiste pushtetin në Venezuelë.

Këtë e raportoi Ëall Street Journal. Konkretisht, sipas hetimit të gazetës amerikane, një tregtar dyshohet se vuri bast mbi 34,000 dollarë mbrëmjen e së premtes, më 2 janar, se Maduro nuk do të ishte më udhëheqës i Venezuelës deri më 31 janar.

Basti u bë në një platformë të njohur bastesh për kriptomonedha, duke nxitur dyshime se dikush kishte përdorur informacion të brendshëm në lidhje me një operacion shumë konfidencial të SHBA-së për të nxjerrë një fitim të shpejtë. Disa orë pas bastit, u përhap lajmi për operacionin e SHBA-së për të kapur Maduron, duke i sjellë tregtarit gati 410,000 dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco