Të paktën shtatë persona u vranë dhe disa u plagosën në dy shpërthime buzë rrugës në Pakistanin veriperëndimor të shtunën, tha një zyrtar i policisë.
Incidenti ndodhi në distriktin Bannu të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me rajonin fisnor të trazuar të Vaziristanit Verior pranë Afganistanit.
Bombat u vendosën përgjatë një rruge. Shpërthimi i parë goditi një furgon pasagjerësh, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur tre të tjerë, u tha gazetarëve shefi i policisë së qarkut, Yasir Afridi.
Shpërthimi i dytë ndodhi ndërsa vendasit po transportonin trupat dhe të plagosurit në ambulanca. Të paktën dy persona u vranë në shpërthimin e dytë./ AA.
© SYRI.net