Navrocki vendosi t’i heqë Zelenskit dekoratën më të lartë polake - Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë

Navrocki vendosi t’i heqë Zelenskit dekoratën më të lartë polake - Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë

23:00, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti polak Karol Nawrocki njoftoi sonte se vendosi t'i heqë Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dekoratën më të lartë polake, Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë, sepse një njësi e ushtrisë ukrainase u emërua Heronj të Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase me vendim të Zelensky-t.

Fraksioni i armatosur i organizatës së nacionalistëve ukrainas të Stepen Banderas, njësitë që luftuan në Luftën e Dytë Botërore kundër Ushtrisë së Kuqe, shpesh duke bashkëpunuar me nazistët e Hitlerit, janë përgjegjës për spastrimin etnik dhe masakrën e polakëve, si dhe të çekëve dhe hebrenjve në zonën e Volhynia në perëndim të Ukrainës së sotme, kur në vitin 1943 ata vranë, sipas vlerësimeve të historianëve polakë, rreth 100,000 anëtarë të pakicës polake në fshatra.

“Vendimi i autoriteteve ukrainase për të lavdëruar Ushtrinë Kryengritëse Ukrainase (UPA) nuk është vetëm skandaloz dhe i pakuptueshëm, por edhe zhgënjyes. Është një sulm jo vetëm ndaj kujtesës historike, por edhe ndaj besimit të ndërtuar gjatë viteve dhe gjatë muajve të fundit. Është një sulm ndaj themeleve të pajtimit”, shpjegoi sonte Navrocki pse mori vendimin për t’i hequr Zelensky-t urdhrin.

Navrocki theksoi se nuk ka asgjë për të negociuar në lidhje me masakrën e Volynit, sepse njësitë e UPA-s vranë fshatarët, familje të tëra, gra, fëmijë, pleq, civilë dhe jo në luftime.

"Dua të theksoj se ky vendim nuk drejtohet kundër popullit ukrainas. Ai nuk e ndryshon drejtimin strategjik të politikës polake të sigurisë. Ne e mbështetëm dhe vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën sepse e dimë se agresioni rus është një kërcënim për Poloninë dhe të gjithë Evropën", tha Nawrocki.

Presidenti polak paralajmëroi gjithashtu se Ukraina duhet të përballet me kapitujt e errët të historisë së saj përpara se të bashkohet me Bashkimin Evropian."Ukraina duhet të jetë e vetëdijshme se asgjë nuk i shërben më shumë interesave të Kremlinit sesa konflikti midis ukrainasve dhe polakëve. Çdo mosmarrëveshje mbi kujtesën historike dobëson popullin tonë dhe forcon ata që dëshirojnë të shkaktojnë mosmarrëveshje për një Evropë të nënshtruar", tha Nawrocki.

Presidenti polak mund të marrë vetë vendimin për tërheqjen e urdhrit, edhe nëse komisioni kompetent i Urdhrit të Shqiponjës së Bardhë nuk e rekomandon atë, por vendimi duhet të nënshkruhet edhe nga kryeministri polak Donald Tusk.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andriy Sibiha, e cilësoi tërheqjen e medaljes sonte si një gabim strategjik që do t’i sjellë dobi vetëm Moskës dhe në mënyrë demonstrative ia ktheu çmimin që mori për shërbimet ndaj Polonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco