Paris/ Bora e rrallë ndryshon panoramën e kryeqytetit francez

Paris/ Bora e rrallë ndryshon panoramën e kryeqytetit francez

15:47, 06/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Rrugët e Montmartrë në Paris, u kthyen në pistë skish pasi kryeqyteti francez u mbulua si rrallëherë nga bora; disa mbërritën me veshje e pajisjet e posaçme për ski, ndërsa të tjerë improvizuan me qese plastike, për të rrëshqitur poshtë bazilikës ikonike Sacre-Coeur.

Reshjet e borës kënaqën vendasit dhe turistët, duke ofruar pamje magjepsëse rreth monumenteve kryesore të Parisit.

Megjithatë, moti solli sfida për udhëtarët, me trafik të rëndë të raportuar në autostradat e kryeqytetit.

Dy aeroportet kryesore të Parisit, Charles de Gaulle dhe Orly, ulën fluturimet me 15% të hënën për shkak të kushteve.

Shërbimi Kombëtar i Motit i Francës, Meteo-France, lëshoi paralajmërime për dëborë dhe akull në të gjithë rajonin e Parisit dhe pjesë të Francës veriperëndimore, me kushte të rrezikshme që pritet të vazhdojnë deri të mërkurën .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco