Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar që zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez të marrë përkohësisht drejtimin e vendit, pasi presidenti Nicolas Maduro është arrestuar nga Shtetet e Bashkuara dhe është nxjerrë jashtë territorit venezuelian.
Në një njoftim zyrtar, Gjykata Supreme bëri të ditur se Rodríguez “do të marrë dhe ushtrojë, në cilësinë e ushtrueses së detyrës, të gjitha atributet, detyrimet dhe kompetencat që i përkasin postit të presidentit, për të garantuar vazhdimësinë administrative dhe mbrojtjen e përgjithshme të kombit”.
Megjithatë, gjyqtarët nuk e kanë shpallur Maduron përfundimisht të munguar në detyrë, një vendim që sipas Kushtetutës do të kërkonte zhvillimin e zgjedhjeve të reja brenda 30 ditëve.
Ndërkohë një ditë më parë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të marrin drejtimin e Venezuelës pas kapjes së Maduros. Ai theksoi se administrata amerikane do të menaxhojë vendin “deri në momentin kur të mund të sigurohet një tranzicion i sigurt, i drejtë dhe i matur”.
© SYRI.net