‘Fati i Maduros do t'u ndodhë edhe liderëve të tjerë’/ Kërcënim i Trump për narko-diktatorët

‘Fati i Maduros do t'u ndodhë edhe liderëve të tjerë’/ Kërcënim i Trump për narko-diktatorët

19:07, 03/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një deklaratë të fortë, Presidenti i ShBA, Donald Trump e ka bërë të qartë se kushdo që vë në rrezik jetët e amerikanëve do të përballet me ndëshkim.

Ky paralajmërim i Trump erdhi gjatë konferencës me gazetarët pas operacionit për kapjen e narkodiktatorit venezueljan Nikolas Maduro dhe gruas së tij, duke dhënë dhe një mesazh të drejtpërdrejtë për Venezuelën, ku theksohet se sanksionet do të mbeten në fuqi dhe opsioni ushtarak do të qëndrojë në tryezë derisa të gjitha kërkesat e Shteteve të Bashkuara të përmbushen plotësisht dhe situata të normalizohet.

Një tjetër pikë e rëndësishme e konferencës ishte momenti kur Donald Trump bëri një kërcënim të hapur për liderë të tjerë në mbarë botën.

“Ajo që i ndodhi Maduro-s mund t'u ndodhë liderëve të tjerë,” thuhet në mesazh, duke e përdorur situatën e Venezuelës si një shembull paralajmërues.

Në përfundim, theksi vihet te siguria kombëtare amerikane, duke argumentuar se pas këtij zhvillimi, Amerika është një vend më i sigurt dhe më krenar. Kjo, pasi sipas deklaratës, u parandalua një “njeri i tmerrshëm” që të vazhdonte me planet e tij, të cilat përshkruhen si “gjëra shumë të këqija”.

Trump: Ata që vënë në rrezik jetët e amerikanëve do të ndëshkohen. Gjithashtu sanksionet ndaj Venezuelës do të mbeten në fuqi derisa gjërat të jenë normalizuar. Ajo që i ndodhi Maduro-s mund t'u ndodhë liderëve të tjerë. Por diktatori dhe terroristi Nicolas Maduro tashmë iku dhe njerëzit në Venezuelë janë të lirë sërish. U desh një kohë e gjatë, por tashmë ata janë të lirë. Nga ky mëngjes Amerika është një vend më i sigurt dhe më krenar, pasi nuk e lejoi këtë njeri të tmerrshëm që na shkaktonte, na bënte gjëra shumë të këqija, të vazhdonte me planet e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco