Kina reagon pas kapjes së Maduros nga Forca amerikane ‘Delta’

Kina reagon pas kapjes së Maduros nga Forca amerikane ‘Delta’

16:37, 03/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, pas kapjes së Nikolas Maduro dhe gruas së tij.

“Në Kinë jemi thellësisht të tronditur dhe dënojmë ashpër përdorimin e forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran, si dhe përdorimin e dhunës ndaj presidentit të një vendi”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme kineze.

Gjithashtu Pekini kundërshton “sjellje të tilla hegjemoniste nga Shtetet e Bashkuara që shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare, cënojnë sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe në Karaibe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco