Presidenti amerikan, Donald Trump, foli në Fox News në lidhje me operacionin për arrestimin e liderit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
Trump tha se pati "disa të plagosur, por jo vdekje nga ana jonë" gjatë sulmeve ndaj Venezuelës.
Maduro dhe gruaja e tij po udhëtojnë për në Nju Jork pasi u kapën nga SHBA, tha Donald Trump për Fox News.
Presidenti amerikan shton se dyshja është akuzuar në Nju Jork dhe do të udhëtojnë me helikopter dhe anije.
"Ata vranë shumë njerëz dhe shumë amerikanë, madje edhe njerëz në vendin e tyre", thotë Trump.
Ai shton se foli me Maduron "një javë më parë" dhe se ai i tha "duhet të dorëzohesh, duhet të dorëzohesh".
"Ne do ta bënim këtë katër ditë më parë operacionin, por moti nuk ishte perfekt", tha Trump për Fox News. "Moti duhet të jetë perfekt... papritmas u hap dhe ne thamë tani është koha", thotë ai.
Ai shton se, kur kapën Maduron, ai ishte "në një shtëpi që ishte më shumë si një fortesë sesa një shtëpi" me "çelik të fortë përreth".
Duke përsëritur se nuk mendon se ndonjë ushtar amerikan është vrarë, Trump shton se "disa djem u goditën, por u kthyen dhe supozohet se janë në gjendje mjaft të mirë".
Diktatori venezuelas Nicolás Maduro mund të paraqitet për herë të parë në gjykatën federale në Manhatan që të hënën e ardhshme, sipas Fox News.
Koha mund të ndryshojë në këtë fazë, por paraqitja e tij do të ndodhë "me shumë mundësi të hënën", raportoi Fox News.
© SYRI.net