Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, vritet gazetari peruan

Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, vritet gazetari peruan

08:50, 27/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një gazetar peruan ndërroi jetë të premten në një spital në Lima, pas sulmit që kishte pësuar nga persona të armatosur, njoftoi Shoqata Kombëtare e Gazetarëve të Perusë (Asociación Nacional de Periodistas, ANP), duke e çuar në katër numrin e gazetarëve të vrarë këtë vit në vend.

Mitsar Castillejos u plagos për vdekje më 12 dhjetor, teksa po largohej nga banesa e tij për t’u drejtuar drejt radios Latin Plus, ku punonte, në rajonin Ucayali.

Gazetari 34-vjeçar ishte i njohur për investigimet dhe zbulimin e skandaleve të korrupsionit brenda autoriteteve lokale.

ANP kërkoi “ndëshkim shembullor për autorët e kësaj vrasjeje”. “Ky vit ka qenë shkatërrues për lirinë e shtypit në Peru”, theksoi shoqata në reagimin e saj.

Në fillim të këtij muaji, Fernando Núñez, gazetar i portalit informativ Kamila TV, u qëllua për vdekje teksa kthehej nga një reportazh në rajonin La Libertad, në veri të Perusë.

Më herët, gazetarët Gastón Medina dhe Raúl Celis u vranë gjithashtu nga persona të armatosur, ndërsa aktiviteti i bandave kriminale po zgjerohet në mbarë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve, nga janari deri në tetor janë regjistruar 1.888 vrasje në Peru, një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco