Ish-zëdhënësi: Netanyahu më kërkoi të thurr një plan për të shmangur përgjegjësinë pas sulmit të 7 tetorit

Ish-zëdhënësi: Netanyahu më kërkoi të thurr një plan për të shmangur përgjegjësinë pas sulmit të 7 tetorit

10:28, 24/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ish-ndihmës i afërt i kryeministrit izraelit ka bërë një akuzë të fortë, duke thënë se menjëherë pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, Benjamin Netanyahu e ngarkoi atë të hartonte një plan për të shmangur përgjegjësinë për dështimin e sigurisë.

Deklarata u bë nga Eli Feldstein, ish-zëdhënës i Netanyahut, gjatë një interviste për televizionin publik izraelit Kan. Feldstein, i cili aktualisht përballet me gjyq për nxjerrje të informacionit të klasifikuar, tha se “detyrën e parë” që mori nga kryeministri ishte të ndalte thirrjet për llogaridhënie.

Sipas tij, Netanyahu dukej i “trembur” dhe kërkonte që fjala “përgjegjësi” të hiqej nga çdo deklaratë publike.

Kritikët e kanë akuzuar vazhdimisht Netanyahun se refuzon të marrë fajin për sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit. Por pak dihet për sjelljen e tij në ditët menjëherë pas sulmit, ndërsa kryeministri ka kundërshtuar vazhdimisht një hetim të pavarur shtetëror.

Sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 shkaktoi vrasjen e rreth 1 mijë e 200 personave në jug të Izraelit dhe marrjen peng të 251 të tjerëve. Pas kësaj, Izraeli nisi një ofensivë të gjerë në Gaza, ku sipas autoriteteve lokale janë vrarë gati 71 mijë palestinezë, gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë.

Siç shkruan Associated Press, zyra e Netanyahut e ka cilësuar intervistën si “një seri akuzash të rreme dhe të ricikluara” nga një person me “interesa personale”.

Feldstein është gjithashtu i përfshirë në skandalin e njohur si “Qatargate”, ku dyshohet se ka marrë para nga Katari ndërkohë që punonte për kryeministrin Netanyahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco