Policia e Kosta Rikës në bashkëpunim me Rojen Bregdetare e SHBA-së ka sekuestrua më shumë se 4 ton kokainë. Kjo sasi e madhe droge u kap gjatë një operacioni të përbashkët ndërsa ministri i Sigurisë i Kosta Rikës e quajti historik.dvertisement -
Lidhur me këtë operacion janë vënë pranga dy kolumbianë. Midis viteve 2022 dhe 2024, Kosta Rika sekuestroi gjithsej 81 ton drogë dhe u përball me një rritje të frikshme të krimit të lidhur me trafikimin e substancave të paligjshme.
Në qershor, policia e Kosta Rikës arrestoi një ish-gjyqtar dhe ministër të sigurisë, Celso Gamboa, i cili tani po përballet me ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku autoritetet duan ta nxjerrin atë në gjyq për trafik droge.
© SYRI.net