Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë

Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë

09:42, 24/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çdo plan paqeje i besueshëm duhet të ndalojë vrasjet dhe njëkohësisht të mos mbjellë farat për një konflikt të ardhshëm, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë, sipas BBC.

 “Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, së dyti të mos ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”, tha Von der Leyen.

“Roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën”, shtoi ajo.

Von der Leyen gjithashtu bëri një thirrje për kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, duke shtuar se dhjetëra mijëra djem dhe vajza kishin mbetur të bllokuar në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco