'Karteli i Diellit i drejtuar nga Maduro'/ Departamenti i Shtetit synon ta dizenjojë si organizatë e huaj terroriste

'Karteli i Diellit i drejtuar nga Maduro'/ Departamenti i Shtetit synon ta dizenjojë si organizatë e huaj terroriste

22:17, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti i Shtetit po përgatitet të shpallë të ashtuquajturin Karteli i Diellit (Cartel de los Soles) si një Organizatë të Huaj Terroriste (FTO), sipas një deklarate të bërë nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Karteli, i lidhur ngushtë me figurat më të larta të pushtetit në Venezuelë dhe i drejtuar, sipas deklaratës, nga presidenti Nicolás Maduro, akuzohet për korrupsion sistematik të institucioneve shtetërore, si dhe për përfshirje në akte dhune terroriste të kryera në bashkëpunim me organizata të tjera tashmë të shpallura terroriste.

Rubio theksoi se grupi është gjithashtu një aktor kyç në trafikun ndërkombëtar të drogës, duke transportuar sasi të mëdha narkotikësh drejt Shteteve të Bashkuara dhe Europës, duke përbërë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të SHBA-së.

“Institucionet e Venezuelës janë kapur prej kohësh nga kjo strukturë kriminale,” deklaroi Rubio, duke shtuar se shpallja e Kartelit të Diellit si FTO do të hapte rrugën për masa më të ashpra ekonomike dhe hetimore kundër rrjetit dhe bashkëpunëtorëve të tij ndërkombëtarë.

Deklarata e Departamentit të Shtetit:

Departamenti i Shtetit ka ndërmend të caktojë Cartel de los Soles si një Organizatë të Huaj terroriste (FTO). Kryesuar nga ilegjitimi Nicolás Maduro, grupi ka korruptuar institucionet e qeverisë në Venezuelë dhe është përgjegjës për dhunën terroriste të kryer nga dhe me FTO të tjera të përcaktuara si dhe për trafikimin e drogës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
- Sekretari i Shtetit Marco Rubio

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco