Shpërthimi në hekurudhë/ Varshava: Shërbimet e huaja sekrete të fshehura pas 'sabotimit'

Shpërthimi në hekurudhë/ Varshava: Shërbimet e huaja sekrete të fshehura pas 'sabotimit'

15:47, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se një shpërthim në një linjë të madhe hekurudhore që shfrytëzohet për të transportuar mallra ushtarake dhe ndihmë për Ukrainën, u shkaktua nga një “akt i paparë sabotimi”.

Tusk shkroi në një postim në mediat sociale më 17 nëntor se shpërthimi ndodhi një ditë më parë, në një linjë që shkon nga Varshava në qytetin lindor polak të Lublinit - rreth 100 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Nga ana tjetër Ministri i Shërbimeve të Sigurisë së Polonisë, Tomasz Siemoniak, deklaroi se incidentet e ndodhura ditët e fundit në linjat hekurudhore polake shënojnë “një fazë të re kërcënimi ndaj infrastrukturës hekurudhore të vendit” raporton The Guardian.

Para gazetarëve, Siemoniak theksoi se hetimet mbeten konfidenciale, pasi “kemi të bëjmë me shërbimet e inteligjencës së një shteti të huaj, e jo me një bandë hajdutësh hekurishtesh”.

Një ditë më parë, në linjën hekurudhore Varshavë–Lublin u gjet një bombë, dhe mund të ketë qenë Rusia ajo që e vendosi, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha.

“Në shenjë solidariteti me mikun tonë Poloninë për aktin e sabotimit në hekurudha”, shkroi ai në platformën X.

“Shpresojmë që hetimet të japin përgjigjet e nevojshme dhe jemi gati të ofrojmë ndihmë nëse kërkohet. Mund të ketë qenë një tjetër sulm i tipit hibrid nga Rusia, për të testuar reagimet. Nëse konfirmohet, përgjigjet duhet të jenë të forta”, paralajmëroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco