Kompania e trageteve kërkon falje pasi pamje p*rno u shfaqën për pasagjerët

Kompania e trageteve kërkon falje pasi pamje p*rno u shfaqën për pasagjerët

19:35, 12/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një kompani tragetesh ka kërkuar falje pasi fëmijët mbetën ‘duar-këmbë’ kur pornografia u shfaq në një nga anijet e saj që udhëtonte drejt Sussex. DFDS tha se ishte ‘shumë e trishtuar’ për ngjarjen, e cila ndodhi në fund të muajit të kaluar në bord të tragetit nga Dieppe, Francë, për në Neëhaven.

Kompania njoftoi se një ‘film për të rritur’ ishte transmetuar gabimisht në televizorin e sallës së pritjes për pasagjerët që po shikonin Formula 1. Një përfaqësues i DFDS tha se ekuipazhi ‘nuk ishte në dijeni’ për përmbajtjen e filmit, dhe shtoi se ‘sapo u njoftuan, kanali u ndryshua menjëherë.’

Ngjarja ndodhi gjatë një vonese, e cila bëri që trageti të kthehej përsëri në Francë për shkak të një defekti teknik në Portin e Newhaven. DFDS tha: ‘Jemi shumë të trishtuar për shqetësimin dhe zemërimin e kuptueshëm që kjo ka shkaktuar. Kjo nuk do të ndodhë më.’ Ata gjithashtu shtuan se kanali është hequr tani nga lista e stacioneve të disponueshme në anije.

Një pasagjer që foli për gazetën Argus në Brighton e përshkroi situatën si ‘pak të çmendur’ – papritmas, fëmijët po vraponin jashtë nga zona e relaksimit, duke bërtitur. ‘Disa prindër dolën dhe po kërkonin nga stafi që ta rregullonin,’ tha ai. ‘Ata po thoshin, 'Ka pornografi të ashpër në TV.' Unë nuk mund ta shihja vetë, por ishte e dëgjueshme.’

Ai shtoi: ‘Nuk e di si ndodhi, por njerëzit ishin vërtet të shqetësuar.’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco