Të paktën 37 persona u vranë dhe 18 të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjer ra në një përrua në rajonin Arequipa të Perusë Jugore, raportuan të mërkurën mediat vendase. -
Autobusi ndërprovincial, që mbante mbi 40 pasagjerë, po udhëtonte përgjatë autostradës Panamericana Sur në kohën kur doli nga rruga dhe ra në një përrua 200 metra të thellë pranë kilometrit 781, në distriktin e Ocona, Arequipa.
Shërbimet e emergjencës, përfshirë policinë dhe zjarrfikësit, janë në vendgjarje për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të nxjerrë viktimat e bllokuara.
Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkakun e aksidentit, i cili besohet të ketë ndodhur për shkak të mjegullës së dendur dhe kushteve të këqija të rrugës.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin e aksidentuar në terrenin e pjerrët.
© SYRI.net