Organizata e inteligjencës së Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, (IRGC) thotë se ka identifikuar dhe çmontuar një rrjet anti-siguri brenda vendit, të drejtuar nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe izraelite.
Në një deklaratë të lëshuar të martën, IRGC tha se rrjeti u shkatërrua pas disa fazave të monitorimit, mbikëqyrjes dhe operacioneve të inteligjencës.
“Regjimi sionist, duke vepruar si përfaqësuesi i SHBA-së në rajon, iu drejtua prishjes së sigurisë publike pas dështimit të tij në luftën 12-ditore, në një përpjekje për të kompensuar disfatën e tij poshtëruese ushtarake”, thuhet në deklaratë.
Sipas IRGC-së, grupi i shpërbërë përbëhej nga “elementë mashtrues dhe tradhtarë”, të rekrutuar për të kryer akte që synonin minimin e sigurisë së Iranit.
Në deklaratë thuhet se operacioni i koordinuar u krye në disa provinca, duke synuar "qelizat e lidhura me regjimin sionist", që kërkonin të destabilizonin vendin./ IRNA.
© SYRI.net